Nisma emocionuese e 3 baballarëve që humbën vajzat e tyre, “James Bond” bën gjestin human
Aktori i njohur, Daniel Craig ka dhuruar 10 mijë paund për tre baballarë që kanë ndërmarrë nismë në kujtim të të bijave që kryen vetëvrasje.
Ata kanë bërë një ecje prej 300 kilometrash me qëllim mbledhjen e fondeve për një organizatë bamirësie që ka si qëllim parandalimin e vetëvrasjeve.
“Three Dads Walking” është ndërmarrë nga Andy Airey, Mike Palmer dhe Tim Owen, të cilët e konsideruan donacionin e aktorit të famshëm si një gjest mahnitës.
Njëri nga baballarët u shpreh se ishte i lumtur që aktori i kishte lejuar ata që të bënin publik lajmin e këtij gjesti human nga ana e aktorit.
“Na lejoi të flasim për këtë lajm fantastik, veçanërisht pasi ai është aktori më i famshëm në botë për momentin, apo jo?”, tha ai.
Vajza e Airey, Sophie vdiq në vitin 2018, ndërsa vajza e Palmer Beth vrau veten në Mars 2020 dhe ajo e Owen, Emily ndërroi jetë vetëm disa ditë më parë.
Ata presin që ta përfundojnë sfidën më 23 tetor.
Kujtojmë se së fundmi, Daniel Craig u nderua me yllin e tij në Walk of Fame të Hollywood-it. Kjo vjen para se në kinema të dalë filmi “No Time To Die”, në të cilin ai luan për herë të fundit rolin si James Bond. Ceremonia u transmetua në Ëalk of Fame të mërkurën në mbrëmje.
“Asnjëherë nuk kam menduar se do ta dëgjoja veten duke e thënë këtë, por ju e dini, është një nder absolut të ecësh nëpër Hollyëood. I rrethuar nga të gjithë këta emra – legjenda, ndihem vërtet shumë, shumë, shumë i lumtur ”, tha aktori.