Një bebe në familjen e balerinës së njohur që i lumturoi të gjithë
Këtë herë nuk bëhet fjalë për çështje ndjenjash, apo romancë dashurie, por përtej kësaj, është një ngjarje po kaq e bukur në jetën e balerinës së njohur shqiptare, që e ka plotësuar atë më së miri nga ana shpirtërore.
Alba Hoxha, balerina e Tv Klan e ka ndarë me të gjithë lajmin e bukur sot, por sidomos me ndjekësit e saj virtual. Ajo është bërë teze, e një vajze shumë të bukur. Përmes disa fotove të postuara në instastory, balerina ndan momentet e para me pjesëtaren më të re në familjen Hoxha, ndërkohë që shkruan se: “Krijesë më të bukur në botë nuk ka”!
Ne i urojmë jetë të gjatë mbesës së balerinës së njohur!