Një bekim: Këngëtari i njohur bëhet baba për herë të dytë
Anëtari i grupit të njohur ‘Backstreet Boys’, Nick Carter dhe Lauren Kitt janë bërë prindër për herë të dytë. Një vajzë i është bashkuar familjes së tyre.

Vogëlushja erdhi në jetë të mërkurën vonë dhe burime nga ‘US Weekly’ kanë raportuar se si nëna ashtu dhe vajza janë mirë. Lajmin për pritjen e ëmbël e pati bërë të ditur 39 vjeçari Nick në muajin Maj ndërmjet një fotoje të publikuar në profilin e tij të Instagramit në të cilën djali i tyre i parë, shfaqej duke puthur barkun e mamit.

Kujtojmë se djali i tyre quhet Odi dhe është 3-vjeç. Nick dhe e shoqja publikojnë vazhdimisht foto me të në rrjete sociale.



