Një ditë para Vitit të Ri shkollor, policia e Tiranës u bën thirrje drejtuesve të automjeteve

Si çdo vit në Tiranë, dita e parë e Vitit të Ri shkollor rëndohet nga trafiku duke nisur qysh në orët e para të mëngjesit. Me këtë rast, Policia Rrugore e Tiranës, përmes shefit të Komisariatit Rajonal të Policisë Rrugore Tiranë , Kryekomisar Erion Ahmeti, u bëri thirrje të gjithë drejtuesve të automjeteve të bëjnë kujdes me lëvizjen nesër duke nisur qysh në orët e para të mëngjesit e të respektojnë me përpikëri masat e marra nga policia: Ahmeti tha se policia e Tiranës ka marrë një plan masash në mënyrë që ta menaxhojë mjaft mirë trafikun që mund të krijohet në zona të caktuara: “Në zbatim të Urdhrit të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit për fillimin e Vitit të Ri shkollor 2018-2019, për Sigurimin e Rendit dhe Qetësisë Publike, Komisariati Rajonal i Policisë Rrugore, në zbatim të Planit të Masave, të hartuar nga Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë, ka marrë të gjitha masat duke planifikuar shërbime shtesë për mbarëvajtjen e trafikut dhe të mos ketë pengesa në rrjedhjen e lirë të mjeteve. Policia Rrugore u bën apel gjithë drejtuesve të mjeteve që të shmangin sa më shumë të munden përdorimin e autoveturave, të përdorin shërbimin publik për të çuar fëmijët e tyre nëpër shkolla, pasi ajo është në funksion të të gjithë përdoruesve dhe të gjithë fëmijëve dhe në funksion të të gjithë trafikut për një rrjedhshmëri normale”.

I pyetur nëse ka ndonjë zonë specifike që bëhet problematike në Tiranë, Ahmeti tha: “Brenda juridiksionit që mbulon Komisariati Rajonal i Policisë Rrugore, janë planifikuar shërbime në çdo degëzim dhe në çdo aks rrugor për të cilin ka dëndësi të shtuar mjetesh për të marrë masa me shërbime shtesë që mos të ketë probleme në pengimin e trafikut, të ketë një rrjedhshmëri normale, të ketë trafik, por mos të ketë bllokim trafiku.

Share With:
Translate »
776 Views