Një ditëlindje e rradhës e kaluar me mungesën e babi Florit, duke qeshur dhe duke qarë

Danieli, djali i këngëtarit të ndjerë të grupit West Side Family ka festuar ditën e sotme ditëlindjen.

Gëzimin familjar na e ka dhënë vetë bashkëshortja e këngëtarit, Blerina. Ajo ka postuar në Instagram fragmente nga momenti i tortës së ditëlindjes të së birit.

Veç kësaj ajo shkruan: “Duke qeshur dhe duke qarë”. Danieli ishte vetëm disa muajsh kur i ati ndërroi jetë dhe të vetmet kujtime që do të ketë për gjithë jetën do të jenë disa foto në muajt e parë të jetës dhe karriera muzikore e të atit.

Çdo ditëlindje, mungesa e tij do t’i rrëmbejë disa lot malli. /Kids’ Time

 

Share With:
Translate »
932 Views