Një ëgjëll! Ledri publikon foton e plotë të bebushes Poem Blu dhe ajo qenka një kopje e mamit
Më 14 dhjetor Ledri Vula dhe partnerja e tij Sara Hoxha, mirëpritën në jetë fëmijën e tyre të parë.
Sikundër na zbuluan edhe gjatë verës ata janë bërë me një vajzë që e kanë quajtur Poema Blue (Vula).
Sara nuk ka reaguar ende në rrjetet sociale, teksa Ledri publikoi një foto nga spitali ku shihet tek mban dorën e Sarës duke shkruar vetëm datën e lindjes së të voglës: 14.12.2020.
Pors sot ai thyu heshtjen dhe ja ku e kemi foton e parë me vogëlushen, si një ëngjëll teksa shtrëngon dorën e babit. Ne na duket siku i ngjan mami Sares, po juve?
E vogla është mbesa e parë për prindërit e Ledrit, të cilët i kanë bërë pritjen më të ëmbël bebushes që ka ardhur në jetë.
Ata i kanë përgatitur një tortë ku shkruhet “Mirë se erdhe”, zbukuruar me një kukull bebe, një karrocë dhe një trëndafil ngjyrë rozë.

Kujtojmë se vajza e Ledrit dhe Sarës ka ardhur në jetë në Gjermani, atje ku çifti u zhvendos pak javë më parë për të mirëpritur të voglën. /Kids’Time
