“Një engjëll i parakohshëm”! Stilistja përlot me fjalët prekëse për të birin 29-vjeçar që u vetëvra!
Stilistja e njohur nga Durrësi, Lira Koca ka reaguar për humbjen e trishtë të të birit, që u vetëvra duke u hedhur nga kati i tretë i Sanatoriumit.
Ajo ka bërë postimet e para në Instagram që pas ndarjes nga jeta të Xhinos, dhe të gjitha kanë lidhje me djalin e saj të ndjerë.
Në një seri fotosh të publikuara në Instagram, Lira Koca shkruan:
“Parajsës iu shtua një engjëll i parakohshëm! Dhimbje dhe trishtim”.
![]()
Vetëvrasja e 29-vjeçarit nga Durrësi, i cili u hodh nga kati i tretë i spitalit “Shefqet Ndroqi”, ka tronditur miq e të afërm të tij!
Xhino Koça ishte duke u kuruar të spitali Covid 2, dhe në pak ditë mund t’ia dilte të mposhtte virusin, por i dha fund jetës në mënyrë tepër të dhimbshme.
Nëna e tij ka njoftuar në emër të saj dhe të bashkëshortit të gjithë miqtë dhe familjarët për vizitat e ngushëllimit për të birin, duke i kërkuar të gjithëve të respektojnë masat anti-Covid.