Një fjalë tha dhe i bëri lëmsh, Elita Rudi ndan bisedat epike me Zërin
Elita dhe Gjiko janë një ndër çiftet e famshme, të cilët kanë zgjedhur që fëmijët e tyre t’i kthejnë në personazhet më të dashur nga publiku.
Ndonëse gjithë vëmendja aktualisht është te Bota, që ka vetëm pak javë që ka ardhur në jetë. Duket se edhe Zëri nuk mbetet pas.
Ditën e sotme, mami Elita ka postuar një video në Instagram, ku vihet re se Zëri ka nisur të shqiptojë fjalët e para.
Elita i ka sfiduar të gjithë të gjejnë se çfarë kërkon vogëlushi. Përgjigjet ishin të shumëllojshme, por vetëm dy persona kanë arritur ta zbulojnë më vonë.
“Tash janë ardh shumë mesazhe e nuk po mundem me i kontrollu mo, por kom m’rri me i nxon 2 personat e parë që e kanë qëllu. Fjala osht kastravec”, ka shpjeguar më pas Elita duke i bërë të gjithë të qeshin./abcnews.al