Një foto e së dielës dhe pak fjalë të ëmbla, aktori i ‘Portokalli’ pranë bashkëshortes dhe djalit të sapoardhur në jetë
Personazhet e njohur këtë të dielë e kanë kaluar pranë familjes. Të paktën këto kanë qenë imazhet më të shpeshta që kanë qarkulluar në rrjetet sociale gjatë ditës. Në destinacione të përzgjedhura, duke shijuar një drekë ose një kafe, kaq thjesht dhe ëmbël ka kaluar edhe kjo e dielë. Edhe aktori i ‘Portokalli’, Marin Orhanasi këtë ditë ka qëndruar pranë bashkëshortes dhe djalit që erdhi në jetë disa javë më parë. “Kur diejtë i ke në tavolinë dhe nuk të duhet ai mbrapa”,-ka shkruar aktori krah fotos së publikuar pranë tyre.
Kujtojmë se aktori është baba edhe i një djali tjetër më të rritur.