Një garë mes Tarës dhe Bleros lumturoi qindra fëmijë
Artistët nga Estrada Shqiptare mundohen gjithnjë që jenë shumë solidarë me të tjerët, dhe duket se dita-ditës po ia arrijnë këtij qëllimi.
Shpesh, këngëtarët ndërmarrin iniciativa të shumta për t’i ndihmuar ata që kanë nevojë.
Diçka të tillë e ka bërë së fundmi edhe këngëtari Blero, i cili bashkë me vajzën e tij, Tarën, kanë marrë pjesë në inaugurimin e një dyqani lodrash në kryeqytet.
Atyre iu është mundësuar që në 60 sekonda, Tara aq sa do të ishte e zonja të mbledh lodra, të gjitha do të shkonin për bamirësi.
Ka qenë Blero ai i cili ka publikuar një video në InstaStory, ku shfaq momentin teksa Tara dhe miku i saj, Oriku, mbledhin lodrat në dyqan.
“Jam krenar me ty Tara”, shkruan Blero në mbishkrimin e një tjetër fotografie.
Lodrat e mbledhura shkuan për bamirësi për fëmijët e SOS Fshatrave në Kosovë.