Një grua në Britani lind djalë pas transplantit të mitrës nga një donatore e vdekur

Një djalë i quajtur Hugo është bërë foshnja e parë në Mbretërinë e Bashkuar që lind nga një nënë e cila kishte bërë transplant të mitrës nga një grua e ndjerë.

Nëna e tij, Grace Bell, kishte lindur me sindromën e rrallë Mayer-Rokitansky-Küster-Hauser syndrome (MRKH), një gjendje që do të thotë se mitra mungon ose nuk është e zhvilluar siç duhet. Që në adoleshencë, ajo ishte informuar se nuk do të mund të ngelej shtatzënë.

Në vitin 2024, Grace iu nënshtrua një transplanti të mitrës nga një donatore që kishte ndërruar jetë. Disa muaj më pas, ajo nisi trajtimet e fertilitetit dhe arriti të mbetej shtatzënë. Djali i saj lindi në Londër në fund të vitit të kaluar.

Ajo e ka quajtur lindjen e Hugos një “mrekulli” dhe ka falënderuar familjen e donatores për bujarinë dhe vendimin për të dhuruar organet, duke thënë se falë tyre ajo arriti të realizojë ëndrrën për t’u bërë nënë.

Share With:
Translate »
3 Views