Një këshillë pranvere për prindërit me fëmijë të vegjël

Pediatria Lira Gjika, këtë herë në rrjete sociale u ka dhënë një këshillë të gjithë ndjekësve të saj, prindër të fëmijëve të vegjël. Lidhet me stinën e pranverës, një nga më të bukurat. Si duhet ta shfrytëzojnë prindërit për t`u dhënë fëmijëve atë për të cilën kanë nevojë?

Një këshillë pranvere për prindërit me fëmijë

“Pranvera është “ulur” kudo dhe fëmijët e ndjejnë më shumë nga të gjithë, energjinë që natyra “prodhon” në pranverë. Sot këta fëmijë janë 2, 3, 4 apo 5 vjeç, çfarë rëndësie ka. Rëndësi ka, që ne, të rriturit, ti nxitim ta jetojnë, shijojnë dhe zbulojnë për atë që janë. Vitin tjetër, vërtet do të vijë prap pranvera, por fëmijët nuk do të jenë më 2,3,4 apo 5 vjeç, por një vit më shumë. Kjo pranverë nuk vjen më, edhe pse do të vijnë prap pranvera. Prandaj prindër, bëni të mundur dhe ndihmojini fëmijët, ta jetojnë këtë pranverë ashtu si ajo është, me ngjyra dhe gjallëri”, shkruan Lira Gjika.

Share With:
Translate »
167 Views