Një letër për babain që kurrë s’më deshi e që s’e kam inat
Faleminderit që më le. Faleminderit që më le që të vogël. Faleminderit që më kurseve vuajtjen që të të shikoja duke ikur, se isha e vogël kur u largove dhe s`kuptoja gjë.
Faleminderit që më le me nënën dhe motrën më të mirë në botë. Nuk ndjej më inat ndaj teje. Jam e fortë dhe pikërisht nga vështirësitë me të cilat u përballëm.
Ai që humbi shumë je ti. Humbe ditën time të parë të shkollës, diplomimin dhe do humbasësh shoqërimin tim drejt altarit. Asgjë s`mund ta kthesh prapa.
Shpresoj që ta lexosh këtë letër dhe të kuptosh që humbe mundësinë më të mirë të jetës: të sihe baba. Se unë s`jam vajza jote.