Një letër për djalin tim, që në fakt s’është djali im
Në adresën e “The Guardian” një grua i ka shkruar një letër djalit të ish-burrit që e do si djalin e saj.
“Të njoha kur ti ishe 3 javësh. E dija që e jona do zgjaste përgjithmonë, por askush nuk më besoi. Isha 23 vjeç dhe po dilja me babain tënd që ishte një 20-vjeçar me një bebe të vogël në duar.
Njerëzit mendonin se një ditë nëna jote adoleshente do kthehej. Oh sa shumë që më gjykuan . Po unë të doja. Të desha që kur të pashë për herë të parë, që kur të mora në krahë për herë të parë. Buzëqeshja jote… E mbështeta babain tënd që të bëhej babai që e dija se ai mund të bëhej.
Njerëzit mendonin se ishte e mrekullueshme që unë po rrisja një fëmijë që nuk ishte i imi, por unë mërzitesha, sepse në fakt ti ishe i imi.
Ishe dy vjeç kur babai yt më la. Dhe nuk kisha asnjë të drejtë ligjore mbi ty. U bëra një prind fundjave. Bota m`u shemb. Ti bërtite dhe qave shumë kur unë u largova nga shtëpia. Ishe mësuar që të merrja me vete edhe kur shkoja në tualet. Pas disa vitesh të prezantova me partnerin tim të ri. Ende e mbaj mend sa shumë gëzove kur të thashë që do bëheshe me një vëlla. E dija që do ishe një vëlla i mrekullueshëm. Njerëzit më thoshin sa mirë që do bëhesh mami, ndërkohë që unë isha bërë mami 6 vite më parë, me ty. Kur hyre në adoleshencë vendose të më thërrisje në emër dhe jo më “mami”. Unë të thashë: Nuk ka problem”, dhe në fakt të gënjeva. Nuk më pëlqeu.
Më erdhi inat që ti po rriteshe dhe po filloje të mendoje për nënën që të lindi. Është e natyrshme të kërkosh origjinën. Po unë gjithsesi u mërzita. Pata frikë se ti ke një vend special në zemrën time dhe do ta kesh gjithmonë.
Me shumë dashuri, përgjithmonë mami yt.
Marrë nga The Guardian, përshatur nga TIP.