Një mama “cool” si Inis Gjoni, regjisorja sjell kombinimet më të bukura të verës me vajzën e saj

Inis Gjoni ka sjellë një sërë kombinimesh me të voglën e saj këtë verë, duke i surprizuar të gjithë ndjekësit me këto imazhe të cilat të japin idenë e dy modeleve të vërteta.

Së fundmi ajo ka ndarë disa postime të tjera me Coco Antonel, ku shfaqen të dyja të veshura në ngjyrë të bardhë dhe duke qeshur.

Në postimet e pak ditëve më parë, Inis dhe vajza e saj shfaqen me rroba banje në ngjyrë rozë dhe bardhezi, përherë duke sjellë një pasqyrim të njëra-tjetrës.

Këto pamje i kanë bërë të gjithë ndjekësit të komentojnë jo vetëm për shkak të elegancës së Inisit, por dhe vogëlushes e cila duket një kopje e mamit me flokët kaçurrela dhe pamjen e ëmbël.

Me siguri në ditët në vijim, Inis do të ndajë të tjera kombinime me shoqen e saj më të mirë duke tërhequr gjithmonë vemendjen e duke sjellë për ndjekësit pamjet më të bukura dhe ide se si mund të visheni fare thjeshtë me fëmijët tuaj.

Share With:
Translate »
2123 Views