Një muaj mjalti me vonesë, Sara dhe Ledioni kanë zgjedhur këtë destinacion
Dasma e tyre ishte kryefjala e mediave gjatë muajve të verës. E mbajtën hermetike derisa përfundoi, por më pas treguan sa madhështore ishte ceremonia e martesës së tyre më 11 gusht. Edhe pse kanë kaluar më shumë se dy muaj nga dasma e tyre, çifti kanë vendosur ta bëjnë muajin e mjaltit paksa me vonesë. Së bashku me djalin e tyre London, Sara dhe Ledioni kanë zgjedhur që pushimet e para si një çift i martuar t’i bëjnë në ishujt Turks dhe Caicos.
Destinacionin pranë ishujve Bahamas na e ka bërë më dije vetë Sara në një foto të publikuar në Instagram së bashku me Londonin ku shkruan “Udhëtimi ynë i vonë i muajit të mjaltit. Nuk mund të mos e merrja me vete”. Mami Sara mesa duket e ka të pamundur të shkëputet nga London edhe në muajin e mjaltit.
