Një muaj pas lindjes së vajzës, Xhensila Myrtezaj heq dorë nga flokët e gjatë të zinj

Rreth një muaj më parë, Xhensila Myrtezaj u bë nënë e një vajzë të quajtur Ajka. Gjatë periudhës së pritjes së ëmbël ishim mësuar që këngëtaren të shihnim më flokët e gjatë të zinj të cilët binin shumë në sy. Por duket se pasi mori statusin nënë flokët e gjatë kanë filluar ta bezdisin dhe ndoshta ka qenë kjo arsyeja pse ajo ka vendosur të bëjë ndryshimin e papritur në ‘look’. Në foton e publikuar së fundmi Xhensila shfaqet me flokë të shkurtër dhe ngjyrë gështenjë të cilët e tregojnë mjaft të ëmbël. Ky ndryshim duket se ju ka pëlqyer fansave të saj, të cilët me anë të komenteve kanë shprehur komplimentet e tyre.

Kujtojmë se rreth tre vite më parë, Xhensila Myrtezaj ka pasur edhe flokë bionde të cilët gjithashtu i shkonin shumë.

Share With:
Translate »
2242 Views