Një nënë krenare si Eni Çobani: Im bir është diploma ime…
Eni Çobani është një nga personazhet më të dashur të ekranit dhe shqiptarët e ndjekin jo vetëm në seancat e saj të ndërmjetësimit tek “Shihemi në Gjyq” por edhe në rrjetet sociale.
Sot ka qenë një ditë shumë e lumtur për juristen e njohur.
Djali i saj, Aldi është diplomuar për Elektronikë duke e bërë kështu nënën e tij shumë krenare.
Në një postim në Instagram Zonja Eni shprehet tepër e lumtur dhe krenare për djalin e saj duke e quajtur vetë atë, arritjen më të madhe dhe diplomën e jetës.
“Ja dolëm biri im. Suksese bir kudo të jesh të bëhesh qytetar i mirë dhe profesionist i vërtetë. Ti je diploma e jetës sime bir. Halla çdo sakrificë e jetës për ty. Lumja unë për ty.”,- ka shkruar Çobani në postimin e saj.