Një nga daljet e rralla, Labi na prezanton me tre fëmijët e tij

Me këngët e tij janë argëtuar shumë gjenerata, madje, ndonëse kohëve të fundit ia mësyu edhe politikës, ai asnjëherë nuk ka lënë anash fansat e tij.

Bëhet fjalë për këngëtarin e njohur Labinot Tahiri-Labi i cili pavarësisht të gjitha këtyre angazhimeve, gjithmonë ka qenë i përkushtuar edhe për familjen.

Së fundmi Labi përmes një postimi që ka bërë në llogarinë e tij në Instastory ka prezantuar fëmijët e tij të cilët janë shumë të bukur.

“Pasardhsit e mi”, ishte mbishkrimi që ka lënë Labi.

Në bazë të kësaj fotografie shihet se fëmijët ngjajnë shumë me babanë e tyre.

Share With:
Translate »
833 Views