Një nga djemtë e mi binjakë vdiq. Pësova shok nga fjalët e njerëzve!
Isha 32 javë shtatzënë me djem binjakë kur jeta ime ndryshoi përgjithmonë. Gjatë një ekografie rutinë, zbuluam se një nga djemtë tanë binjakë kishte vdekur. Dy ditë më parë doktori kishte konfirmuar se ata ishin gjallë. Jo vetëm një prej djemve, Nicholas nuk jetonte më, por edhe foshnja tjetër, ishte në rrezik serioz për t’u lënduar si pasojë e vdekjes së vëllait të tij. Doktori më dërgoi direkt në spital që të mund ta monitoronim gjatë gjithë ditës. Qëndrova atje derisa lindën djemtë e mi pesë ditë më vonë.
Vdekja e çdo foshnjeje është e tmerrshme, por situata në të cilën u ndodha ishte unike. U desh që të jetoja në dy ekstreme njëkohësisht. Të planifikoja jetën me fëmijën tim të sapolindur dhe nga ana tjetër, të përgatisja funeralin për fëmijën tjetër. Një goditje e madhe emocionale, por shumë nga njerëzit që takuam nuk e kishin idenë se çfarë të bënin ose çfarë të na thoshin.

Në vend që të na mbështesnin, njerëzit na shmangën ose nuk ndiheshin rehat kur u përgjigjëm sinqerisht se sa fëmijë kemi. Disa njerëz madje thanë gjëra mizore si:
“Të paktën ju keni dy fëmijë të tjerë.”
“Faleminderit Zotit që ke një fëmijë tjetër që të mban të zënë.”
“Ju mund të keni më shumë fëmijë.”
“Gjithçka ndodh për një arsye.”
“Zoti duhet të ketë pasur një plan për të.”
Nuk ka kuptim fjala “të paktën” kur ju keni humbur një nga fëmijët tuaj. Fëmija im i mbijetuar nuk është një çmim ngushëllues. Fëmijët nuk janë të këmbyeshëm ose të zëvendësueshëm.
Unë nuk besoj se vdekja e djalit tim ndodhi për një arsye ose se Zoti e deshi për vete. Por gjithashtu nuk besoj se njerëzit donin të më lëndonin me ato çfarë thoshin.
Në fillim të kësaj jave, kur mësova për vdekjen e djalit të futbollistit Cristiano Ronaldo, i cili ishte binjak përjetova dhimbjen e tyre. I pashë të gjitha komentet që i shkruanin çiftit.
E dija se ndoshta nuk duhej t’i lexoja komentet, por nuk mund ta mbaja veten. Ndërsa kishte shumë njerëz që thoshin se sa e trishtuar ishte dhe sa keq u vinte, kishte shumë të tjerë që thoshin variacione të të njëjtave gjëra të tmerrshme që dëgjuam kur humbëm djalin tonë.
“Të paktën ju keni fëmijë të tjerë”
“Të paktën…”
Ata pyesnin nëse e dashura e Ronaldos, Georgina Rodriguez, ishte vaksinuar gjatë shtatzënisë dhe akuzonin familjen se kërkon vëmendje dhe dhembshuri. Këtu m’u kujtua personi që më tha:
“Djemtë janë më të mirë se vajzat. Të kesh shumë më tepër djem,” më pak se tre javë pasi djali im vdiq, ndërsa vëllai i tij binjak po luftonte të rritej.
U tmerrova nga pandjeshmëria e egër e këtyre lloj komenteve.
Pashë gjithashtu pyetjen koment pas komenti, “pse është ky lajm?” – veçanërisht kur kishte kaq shumë gjëra të tmerrshme që po ndodhnin në botë, nga lufta në Ukrainë në një valë tjetër të pandemisë.
“Njerëzit humbasin fëmijë çdo ditë dhe ky nuk është lajm. Vetëm për shkak se ai është i famshëm?”, shkruan një komentues.
Mund të mos ndryshojë asgjë për pjesën tjetër të botës, por për këdo ka përjetuar të njëjtën dhimbje, gjithçka ndryshon. Jeta ndahet përgjithmonë në para dhe pas. Dhe për shkak se ne nuk flasim për këto vdekje sepse për dikë nuk është lajm, ata që kanë përjetuar të njëjtën dhimbje ndjehen vetëm.

Kjo është arsyeja pse lajmi i vdekjes së djalit të Cristiano Ronaldos është e rëndësishme. Ata mund të ndihen më pak të vetëm. Dikush tjetër mund të dëgjojë për këtë tragjedi dhe ndoshta të mendojë për botën në një mënyrë tjetër dhe ndoshta kështu ata do të gjejnë fjalë më të mira për të thënë se ato që kemi dëgjuar shumë shpesh.
Shpresoj se historia e Ronaldos do të fillojë një dialog, si filluan bisedat kur të famshëm të tjerë si Chrissy Teigan dhe Meghan Markle ndanë historitë e tyre të shtatzënisë dhe humbjes së foshnjës.
Ne duhet të kemi më shumë nga ato lloj bisedash. Kur pata abortin e parë në vitin 2013, u tregova vetëm të afërmve. Këto ditë historitë e shtatzënisë dhe humbjes së foshnjës po shpërndahen më gjerësisht, por pothuajse askush nuk flet se si është të humbasësh një fëmijë.
Pas vdekjes së djalit tonë, kërkova histori të prindërve që humbën një binjak. Një grua më shkroi për vdekjen e dy prej trenjakëve të saj. I shkrova asaj ditën kur varrosëm fëmijën tonë, për të ditur nëse pas disa kohësh, ajo kishte marrë veten.
“Kanë kaluar pesë vjet e gjysmë. Ndërsa dhimbja nuk largohet kurrë, ndryshon me kalimin e kohës.”
Kjo më dha shpresë. Më jep ende shpresë teksa përshkoj këtë rrugë të vështirë. Rruga përpara nuk është e lehtë – nuk mendoj se do të jetë ndonjëherë – por ka gjëra që mund ta bëjnë më të lehtë. Njëri prej tyre është thjesht duke pranuar se këto tragjedi ndodhin. Shpresojmë që duke dëgjuar historinë time dhe historinë e Ronaldos dhe gjithnjë e më shumë histori si kjo e jona, ne mund të gjejmë një gjuhë të re për të folur