Një nga dy binjakët, me sindromën Down. Mundësia, 1 në 1 milion, por ja që ndodhi

Louise Johnson, de Telford, në Mbretërinë e Bashkuar lindi dy binjakë në vitin 2011. Pas lindjes gruaja hyri në shok, përveçse fëmijët kishin lindur 34 javësh, njëri, Thomas ishte i shëndetshëm, tjetri Jacob kishte lindur me sindromën Down. Përpos kësaj Johnson u konsultua nga personeli i spitalit Shrewsbury për ta dhënë Jacob për birësim.

“Kur më pyetën për herën e parë nëse do të doja ta merrja me vete, m’u desh një minutë për të kuptuar se ç’po më thonin. Isha e tronditur. Kurrë nuk më kishte shkuar ndërmend që të kthehesha në shtëpi me vetëm njërin nga binjakët,” – u shpreh Johnson për gazetën britanike The Sun. Tani ajo ka vendosur të rrëfejë historinë e saj për të sensibilizuar mbi këtë sindromë.

Për habinë e saj personeli mjeksor i rrëfeu se ishte e zakonshme që fëmijët Down të mbeteshin në spital, me shërbimet sociale. Pesë vite më vonë Tomasi i vogël kujdeset për të vëllain dhe e ndihmon në çdo hap të jetës. Mundësitë që një nga binjakët të lindë me sindromën Down janë 1 në 1 milion. “Të kesh një fëmijë me sindromën Down është të kesh një fëmijë si ty dhe si unë. Askush nuk duhet të ketë frikë.”

Share With:
Translate »
1081 Views