Një nuse shtatzënë si Jona Spahiu në festën e beqarisë
Jona Spahiu prej vitesh është një nga moderatoret më të njohura shqiptare.
Ajo tashmë pret të bëhet nënë dhe ka lënë pak pas televizionin.
Një javë para dasmës, Jona ka organizuar festën e beqarisë. Ajo ka publikuar disa video nga festa ku shfaqet me mikeshat të gjitha të veshura me të bardha duke kërcyer zbathur nën ritmet e muzikës së Andi Shkozës.

