Një nuse si Ariana, shikoni sa krenarë i bën prindërit e Ermalit me këtë postim

Lirisht themi se është ndër nuset më të komentuara, e gëzon një marrëdhënie të shëndetshme familjare, si me bashkëshortin Ermalin ashtu dhe me fëmijët. Por pjesa më e bukur është ajo lidhja në mes resë dhe vjehrrive ku e formon një ambient të shëndetshëm për të gjithë dhe krijon një harmoni  familjare. Ariana ka patur fatin të jetë në familje prej artistësh ku nuk ka munguar niveli i lartë i edukimit. E nuk ka si të mos ndodhë që relacioni I tyre të mos përmendet dhe komentohet shpesh në rubrikat rozë. Kemi pas rast të shohim se Ariana ka bërë pushime bashkë më vjehrrës këtë verë që lamë pas. Ajo shpesh publikon imazhe të tyre në llogarinë e saj , ku kjo e tregon afërsinë, dashurinë që ajo ka për Sabriun dhe Neren. Edhe para pak orësh ajo ka ndarë një fotografi ku kanë darkuar se bashku I madhi Sabri bashkë me bashkëshorten e tij. Në kokat e tyre ka vënë ikonat e kurorave mbretërore duke shprehur kështu, respektin e lartë që gëzon pët to.

Share With:
Translate »
930 Views