Një nuse si Kate Middleton që bën për vete gjyshen e Princit të saj

Mbretëresha Elizabeth dhe Duka i Edinburgut kanë festuar 70-vjetorin e martesës e tyre dhe me këtë rast është mbajtur një darkë private në Windsor Castle.
Në festën e organizuar nga kushërira e mbretëreshës, Elizabeth Anson, ishin të pranishëm vetëm 4 fëmijët e familjes mbretërore dhe 8 nipërit dhe mbesat. Një vëmendje jo pak të madhe, ashtu siç ndodh gjithmonë, tërhoqi dukesha Kate Middleton, e cila u fotografuar në makinë me Princ Harry dhe Princ Uilliam.
Kate kishte veshur një fustan të zi (kaq na lejon fotoja të shohim) me flokët e lëshuara me onde, dhe si për të thyer thjeshtësinë, në qafë mbante një varëse me perla, që menjëherë na u duk shumë e njohur.

Këtë varëse e kemi parë më herët edhe tek Princeshë Diana, por në të vërtetë ajo ka qenë në pronësi të mbretëreshës Elizabeth.

Kate nuk e kishte vendosur më parë, dhe duket se kishte zgjedhur pikërisht një ditë të tillë, për t’ia bërë sado pak qejfin mbretëreshës.

Share With:
Translate »
805 Views