Një pedofil përdoret si imazh në aplikacionin e takimeve Trump

Imazhi i përdorur për aplikacionin e takimeve kundër homoseksualëve, i krijuar për përkrahësit e Donald Trump është një pedofil që është akuzuar pasi abuzoi me një vajzë 15 vjece.

Buzëqeshja e shtirur e Barrett Riddleberger që përshëndet vizitorët e aplikacionit është konsideruar si një mënyrë që të fshehë krimin që bëri në të kaluarën.

Sipërmarrësi 50 vjecar tha në një deklaratë të hënën: “Unë e kam paguar atë që kam bërë 25 vjet më parë.”

Fytyra e tij së bashku me atë të bashkëshortes së tij shfaqen në fillim të aplikacionit, ku të dy mbajnë të veshur kapelet ‘Make America Great Again’.

Gjithsesi aplikacioni u sulmuar nga kritikët sepse lejon që një njeri të zgjedhë mundësinë e të qenit vetëm heteroseksual, ku nuk lejon njohjen me njerëz të seksit të njëjtë.

Share With:
Translate »
762 Views