Një periudhë e vështirë për Gjikon por Elita nuk kursen dedikimet e ëmbla për bashkëshortin e saj në përvjetorin e martesës

Elita Rudi dhe Gjiko janë një ndër çiftet më të komentuar në showbizin shqiptar.

Mirëpo moderatorja e njohur ka publikuar disa foto nga dasma e saj me Gjikon, duke kujtuar përvjetorin e martesës.

“Je i vetmi që dua të mërzisë gjithë jetën. Dua të ecim përdore kur të jemi 80 vjeç dhe të themi: “Ia dolëm”. Këta sy, i dashur…nuk gënjejnë kurrë!”

Më herët, Gjiko bëri disa postime në Instagram ku tha se i kanë përgojuar emrin.

E sa më përket mua, më paskan përgojuar emrin prapë. Nuk ka dert. Më nuk foli për këtë rast por pres me fol gjykata. Krejt ju që po më paragjykoni, po më thuani pedofil, dhunues etj. Asnjëri nuk keni faj. Faj kanë ato portale që e kanë me mua personalisht. E fakturën ata kanë me e la me ligj. E kam cekur edhe një herë që nuk e kam dhunuar e as droguar askënd e aq ma pak një të mitur. Një burrë i vërtetë flet një herë edhe nuk ka nevojë me rrejt. Për mu si me rrejt si me dhunu, e njëjta marre është. Falemnderoj krejt ata që nuk janë duke më paragjykuar dhe po më mbështesin cdo ditë. Drejtësia ka me fol”, shkroi Gjiko.

Share With:
Translate »
127 Views