Një pikturë e frymëzuar nga realiteti, partneri i Egla Harxhit pikturon të birin duke pirë gji
Ish-Miss Shqipëria, Egla Harxhi solli në jetë fëmijën e saj të parë në janar, me partnerin Alexandre de Basseville.
E ndërsa e kemi parë sa është rritur disa detaje na kanë shpëtuar nga rritja e tij.
Egla ka postuar një foto të një telajoje ku duket një fëmijë që pi gji. Ndërkaq mbi foto Egla shkruan: “Piktura e babit” që nënkupton se partneri i saj po pikturon frymëzuar nga realiteti që ka para syve. Nuk e dimë nëse është një pikturë e përfunduar por do të donim shumë ta kishim parë me ngjyra këtë pamje.
Mesazhi që jep është shumë domethënës. /Kids’ Time
