Një prind vdes çdo 22 minuta në MB, ndaj është koha t`u mësojmë fëmijëve ç`është vdekja
Kur Simon Smith humbi gruan e tij tetë vjet më parë nga kanceri i trurit, përvoja ishte ‘aq e shpejtë dhe kaq brutale’, ai nuk kishte kohë për të gjetur mënyrën më të mirë për t’i ndihmuar dy vajzat e tij mes pikëllimit të humbjes së nënës së tyre.
Ajo u sëmur aq shpejt, saqë familja nuk pati kohë për strategji. Në vend të kësaj, Betsy dhe Tilly, atëherë vetëm tetë dhe gjashtë vjeç prekën fundin.
Ishte një rrugë e paimagjinueshme nëpër të cilën vështirë të udhëtoje, duke menaxhuar tronditjen, sëmundjen, vdekjen dhe humbjen.
“Nicky vdiq brenda një muaji pasi u diagnostikua”, thotë Simon, 55-vjeçari nga Brighton.
“Ajo, unë, të gjithë rreth nesh ishin aq të turbulluar nga ajo që po ndodhte. U bëmë instinktivë. Gjithë pesha ra mbi fëmijët.
Ato ishin plotësisht të pranishme.’ Betsy dhe Tilly e ndihmuan Nicky-n me gjërat praktike; e veshën mamanë e tyre, e ngjitën dhe zbritën nëpër shkallë, e ndihmuan të ushqehej dhe e lanë fytyrën e saj në ditët e fundit.
Simon kujton: “Duke pare pas, ne të gjithë biem dakord tani që ishte një përvojë e vlefshme dhe produktive për t’i ndihmuar vajzat të pajtoheshin me humbjen e nënës së tyre. Pra nuk ia mbajtëm sekret. Nëse përpiqeni t’i fshehni gjërat nga fëmijët, në rastin më të mirë mund t’i ngatërrojë ata më keq dhe në rastin më të keq mund t’i bëjë ata të zemëruar”, thotë ai.

“Shumë besojnë se ne nuk e trajtojmë mirë vdekjen në kulturën tonë; flasim me eufemizma, njerëzit ‘shkojnë’, ose ‘ndërrojnë jetë’. Është një batanije ngushëllimi që mund ta bëjë më të vështirë dhimbjen për fëmijët”, shton ai.
“Njerëzit u thoshin fëmijëve gjëra të tilla si: Ajo po ju shikon nga lart tani, nga një vend tjetër. Vajzat pyesnin: Ku? Ku është ai vend? Dhe nëse ajo është në gjendje të shikojë poshtë, atëherë pse nuk mund të vijë të vijë të më shohë nga këtu?
Njerëzit mendojnë se kjo është e dobishme, por nëse dikush nuk beson në të mbinatyrshmen, atëherë është e vështirë t`u paraqesësh të vërteta alternative fëmijëve”, thotë Simon.
Mesatarisht, 111 nxënës humbasin një prind çdo ditë në MB, por shkollat ??nuk kanë formalisht një lëndë për pikëllimin dhe dhimbjen.
John Adams, President i Shoqatës Kombëtare të Drejtorëve të Funeralit – dhe mijëra të tjerë – besojnë se duhet bërë më shumë për të ndihmuar fëmijët të përgatiten për vdekjen e të dashurve përpara se të ndodhë, kjo është arsyeja pse ai po udhëheq një fushatë për të shtuar “dhimbjen nga humbja” në kurrikula mësimore.
Më shumë se 10,000 njerëz kanë nënshkruar peticionin në internet që bën thirrje për edukim të përshtatshëm për humbjen.