“Një shpirt për katër”, Dojna Mema ndan kujtimin më të bukur nga babai i saj i ndjerë

Babai i Dojna Memës humbi jetën 11 muaj më parë, duke lënë pas një dhimbje të thellë tek të gjithë familjarët e tij.

Nuk le asnjë sekondë pa jetuar plotësisht. Ndoshta prandaj ike kaq shpejt, e pive jetën me një kupë! Për ata që njohën Bujarin e Interpolit, ky eshte Babi i familjes. P.s : Ti e di, gjithmonë bashkë, gjithmonë një shpirt për katër”, shkroi Dojna ditën që ai u nda nga kjo botë përgjithmonë.

Që nga koha kur ai ndërroi jetë, moderatorja nuk ka lënë rast pa e kujtuar të atin e ndjerë dhe sot ka ndarë një foto shumë të veçantë. Ajo ka publikuar në Instagram një fotografi nga dita e martesës së nënës dhe babait të saj, në të cilën ata shfaqen shumë të lumtur përkrah njëri-tjetrit.

Dashuria ka dashurinë si të vetmin argument! Mam Bab. Dashuri përtej. Një shpirt për katër“, ka shkruar Dojna përkrah fotos.

Pas humbjes së babait moderatorja u rikthye shpejt në ekran, duke treguar se do të vazhdojë të ecë përpara me dhimbje të madhe, por me sigurinë që do të ketë gjithmonë bekimin e të atit nga qielli.

Share With:
Translate »
399 Views