Një shpjegim i thjeshtë se pse ‘aborti nuk është vrasje’
Njerëzit që janë kategorikisht kundër abortit, besojne se aborti nuk respekton shenjtërinë e jetës dhe se gratë shtatzëna nuk duhet të jenë në gjendje të shuajnë një “jetë” tjetër si dhe kur duan.
Megjithatë, disa argumentojnë se ndërsa fetuset janë gjallë (në të njëjtën mënyrë si qelizat janë të gjalla), nuk kanë “jetë” në të njëjtën mënyrë si unë dhe ti, që po lexojmë këtë.
Rastësisht, argumentohet gjithashtu (nga studiues të respektuar) se abortet “para javës së 13-të të shtatzënisë nuk përfshijnë ndonjë gjasë për dhimbje për fetusin”. Pra, “fetusi nuk e kupton dhimbjen”.
Duke pasur parasysh këto prova, çdo abort para përfundimit të tremujorit të parë nuk duhet të konsiderohet aspak vrasje. Fetusi nuk mund të konsiderohet të jetë i gjallë (në kuptimin e të qenit një qenie e pavarur e gjallë).
Dhe para se të arrihet kjo periudhë, shumica e aborteve (92.7%) tashmë do të kishin ndodhur. Në fakt, 42.3% e aborteve ndodhin edhe para se ofruesit e kujdesit shëndetësor të përdorin termin fetus (në javën e 9-të; para javës së 9-të, përdoret termi embrion).
A jeni vërtetë “pro-jetës”?
Nëse jeni pro jetës, më shumë sesa një luftë kundër abortit, duhet të luftohet për të parandaluar abortet, do të ishte më efektive dhe produktive të luftohej për politika që reduktojnë shtatzënitë e padëshiruara dhe nevojën për abort.
Për shembull, është zbuluar se financimi për edukimin seksual më gjithëpërfshirës ndihmon në uljen e shkallës së përgjithshme të lindjeve gjatë adoleshencës.
Gjithashtu, ofrimi i kontrolleve te gjinekologu apo marrjes së medikamenteve të caktuara – me (më) pak kosto, mund të ulte gjithashtu ndjeshëm normat e abortit.
Për më tepër, vetëm barra financiare e kujdesit për një foshnjë mund të jetë arsye e mjaftueshme që individët ta mendojnë dy herë prindërimin.
Në vend që të luftohet kundër abortit, duhet të luftohet për sasi të konsiderueshme të lejes së punës për prindërit e rinj, pa u shqetësuar se do t’u përgjysmohet rroga.
Duhet të luftohet për kujdes shëndetësor të përballueshëm në mënyrë që çdo problem shëndetësor që lidhet me nënën dhe foshnjën të mos ndikojë shumë në stabilitetin financiar të familjes.
Burimi: Medium