Një “shtëpiake” si Eva Longoria na e tregoi bebin me të gjitha mënyrat
Në prill ishte alarm i rremë, por në dhjetor jo. Eva Longoria është vërtet shtatzënë. Kjo ishte hera e parë kur na e tregoi vetë ajo barkun. Se ca foto paparacësh i pamë disa javë më parë.
Ajo parakaloi në tapetin e kuq të Golden Globes dhe nuk e hoqi dorën nga barku i rrumbullakosur tashmë, për asnjë moment. As kur doli vetëm në foto, e as kur pozoi me shoqet. Gjatë gjithë kohës e vëmendshme ndaj ekzistencës së bebit të saj.

Megjithëse edhe këtë herë nuk pamë shumë. Se e dimë që e zeza i fsheh ca gjëra. Po s`kishte ç`bënte ajo. Ky ishte kodi i veshjes së eventit për solidaritet ndaj grave të dhunuara. Gjithsesi tani e dimë nga vetë e ajo. Bebi është aty.
