Një status me emrin e ministres Besa Shahini po qarkullon në rrjet: Është Fake, ja kur do fillojë mësimi
Fake News-et po qarkullojnë edhe në fushën e Arsimit. Vetë ministrja e Arsimit Besa Shahini ka publikuar një foto screenshot, ku me foton dhe emrin e saj, njoftohet se mësimi në qarqet Tiranë dhe Durrës është i pezulluar deri në datën 9.12.2019 dhe postimi në emrin e saj por që rezulton të mos jetë adresa e minsitres, është pare e komentuar nga të shumtë.
Ministrja Shahini njofton zyrtarisht se mësimi do të fillojë pasi të mbyllen të gjitha analizat e vlerësimeve të infrastrukturave shkollore.
Lexoni reagimin e saj:
Nxënës, prindër dhe mësues të dashur! Njoftimin zyrtar për rifillimin e mësimit do ta bëj pasi të mbyllim të gjithë analizat e vlerësimeve të infrastrukturave shkollore.
Ndaj, MOS MERRNI në konsideratë LAJMET “FAKE” si kjo këtu! Njoftimet e mia i publikoj tek kjo faqe dhe ato pastaj përcillen edhe në kanalet e ndryshme mediatike.
Dje policia njoftoi se kishte arrestuar një person nga Lezha i cili në faqen me emrin Rilindja, ku shkruante në emrin e kryeministrit Rama kishte vënë në dispozicion dy llogari të tijat personale ku kërkonte që njerëzit të kontribuonin me para, duke përfituar nga situata e tërmetit. Policia njoftoi se ishin mbledhur një shumë e konsiderueshme parash por transaksionet ishin bllokuar nga bankat.
Një tjetër Fake Neës qarkulloi nga JOQ, ku një mesazh i postuar nga kjo faqe tregonte se në morgun e Tiranës kishte më shumë se 100 njerëz të vdekur, por shifra nuk bëhej publike në rrugë zyrtare. Ndaj dy administratorëve u morën masa.
Së fundmi një vajzë me emrin Xhulia bëri thirrje që njerëzit të largoheshin pasi paralajmeronte krisjen e hidrovorit dhe do shperthenin depozitat me gaz në Porto Romano. Policia po e mban aktualisht në burg.
(Neni 267 i Kodit Penal parashikon dënime me gjobë ose me burgim deri në pesë vjet burg për rastet kur përhapin informacion “me qëllim që të ngjallë gjendje pasigurie dhe paniku”).