Një talent! Vajza e Enrique Iglesias kërcen me babin dhe zemrat tona u shkrinë

Vajza e Enrique Iglesias, Lucy, duket se e ndjen shumë ritmin e këngëve, edhe pse është ende e vogël. Së fundmi Enrique ka publikuar në rrjete sociale një video, në të cilën shihet duke kërcyer së bashku me vajzën e tij 21-muajshe. Ata të dy shfaqen duke kërcyer me një këngë fëmijësh “The wheels on the bus” dhe babë e bijë duket se e kanë shijuar shumë këtë moment. Në video Enrique shihet duke kaluar me këmbë mbi kokën e vajzës, ndërsa ajo qesh e kënaqur me veprimin e tij.

View this post on Instagram

😍🚌

A post shared by Enrique Iglesias (@enriqueiglesias) on

Iglesias publikon rrallëherë foto apo video të fëmijëve të tij, ndaj këto momente janë shumë të veçanta jo vetëm për ta, por edhe për publikun. Binjakët Lucy dhe Nicholas erdhën në jetë në dhjetor të 2017-tës, por Enrique dhe partnerja e tij Anna Kournikova e konfirmuan lajmin 1 muaj me vonesë.

Share With:
Translate »
458 Views