Një tjetër bebe këtë 8-mars! Deputetja e shqiptare ndan lajmin e ëmbël, shtatzënë për herë të parë

Ish-deputetja e parlamentit të Shqipërisë, Reme Lala, është në pritje të ëmbël për herë të parë.

Ajo ka zgjedhur datën 8 Mars për të ndarë këtë lajm të bukur me të gjithë ndjekësit e saj.

“8 Marsi këtë vit më gjen me tjetër ndjesi

Gëzuar të gjithë grave, nënave. Gëzuar për forcën e madhe që ka secila prej jush për të luftuar çdo ditë sfidat e jetës, duke mos lënë kurrë pas dore fëmijën, familjen, punën, buzëqeshjen.

Fotot shkëputur nga një ditë e veçantë 04.12.2021.”, ka shkruar ish-deputetja krah fotove të bukura, duke zbuluar që është në pritje të një vajze.

Lala ka qenë pjesë e parlamentit të Shqipërisë  në radhët e PDIU-së, për 4 vite, nga viti 2017 deri në vitin 2021.

Share With:
Translate »
208 Views