Një trend viral në internet i mori jetën djalit tim, kujdes mund t’i ndodh kujtdo
Fëmija im i tretë, Mason, ishte një djalë 15 vjeçar, shumë inteligjent, me rezultate shumë të mira në shkollë dhe që kishte zgjedhur një shoqëri të shkëlqyer. Ai e donte jetën dhe hobi i tij ishte peshkimi. I pëlqente shumë të na argëtonte me humorin e tij dhe mbi të gjitha kënaqej shumë kur shihte se na bënte krenarë.
Ai bënte një mënyrë jetese shumë të shëndetshme dhe të ekuilibruar, derisa në vitin 2019 një mendjelehtësi e moshës i mori jetën.
Atë vit Mason provoi një trend, nga të shumtët që gjenden në aplikacionin viral TikTok dhe që i rezultoi fatal për jetën e tij. Në një mbrëmje të zakonshme, ai shkoi të bënte dush. I dha babait të tij një përqafim të ngrohtë dhe ndërsa po ngjitej në kat të dytë, më tha: “Të dua mami”. Unë iu përgjigja: “Edhe unë të dua, shok.” Këto ishin fjalët tona të fundit. Pak minuta më vonë, dëgjuam një zhurmë të pazakontë dhe shpejt e gjetëm pa rrahje zemre, pa frymë dhe me një rrip rreth qafës.
Babi i tij dhe bashkëshorti im me profesion është zjarrfikës dhe sa e pa djalin përtokë, menjëherë i dha ndihmën profesionale CPR. Nuk e di si mund të sillej aq profesional në atë moment me djalin e shtrirë në tokë thuajse pa shenja jete, por ai arriti ta shpëtonte të paktën edhe për një javë. Sigurisht kjo ishte e pa mjaftueshme për ne, por na dha kohë të kuptonim se çfarë kishte ndodhur. Në spital na thanë se truri i djali kishte pësuar vdekje klinike. Ai qëndroi në spital pak ditë, sa trupi i tij u përgatit për dhurimin e organeve.
Jetët tona kanë ndryshuar përgjithmonë, na mungon çdo ditë e më shumë personaliteti bujar i djalit tonë dhe humori i tij. Gjatë kohës që vajtonim për të, mësuam se ai kishte rënë pre e një trendi viral në rrjetet sociale, i quajtur “sfida e mbytjes”. Ky është një marifet i rrezikshëm në internet ku adoleshentët mbyten përkohësisht për t’u ndjerë keq dhe më pas e postojnë regjistrimin në mediat sociale për të marrë ato të qeshura dhe “like” që dëshirojnë fëmijët në botën e sotme dixhitale. Për Mason, sfida shkoi tmerrësisht keq pasi rripi u mbyll në vend dhe ai vdiq shumë shpejt.
Nuk arrijë të mendojmë dot se si djali ynë, i cili ishte aq inteligjent, të përfundonte duke humbur jetën nga një sfidë në rrjetet sociale?
Dy javë para vdekjes, ai më tregonte sfida të ndryshme në telefon, që i bënin të rinjtë. Kam folur me Mason për këto tendenca të dëmshme të mediave sociale dhe se si t’i shmangnim ato. Unë isha nëna që monitoroja pajisjet e fëmijëve të mi dhe i kisha të aktivizuara të gjitha kontrollet prindërore. Me naivitet mendova se ishim përpara rreziqeve, por diçka e tillë me fëmijën tim të zgjuar nuk do të ndodhte. Gjithsesi ajo lojë e hidhur e mposhti zgjuarsinë e Mason, fundja ai ishte vetëm 15 vjeç.
Ajo që më shqetëson më shumë sot është se ajo që ndodhi me Mason dhe familjen tonë mund t’i ndodhë kujtdo dhe ka ndodhur me të tjerët. Familjet po kërkojnë me dëshpërim përgjigje se si t’i mbrojnë fëmijët e tyre në internet. Kjo m’u bë e qartë kur njerëz nga e gjithë bota dëgjuan për historinë e Mason-it dhe më kontaktuan duke më pyetur se si mund t’i mbronin fëmijët e tyre nga dëmet e mediave sociale. E kuptova që ky ishte një shqetësim i përhapur kudo në botë.
Në atë moment fillova të bëja kërkime dhe të bashkëpunoja me organizata të tjera si Fairplay, për të ndërgjegjësuar sa më shumë familje në mënyrë që të mos i ndodhë dikujt kjo që i ndodhi djalit tim. Në një kohë kur Youtube, Instagram, Facebook, Snapchat apo TikTok, kanë pushtuar në mënyrë të frikshme ambientet ku jetojmë, shkollat, lokalet, parqet, i kanë bërë fëmijët të varur. Dhe cila mënyrë është më e mirë për këto platforma, që të mbajnë fëmijët të mbërthyer? Bërja virale e sfidave të rrezikshme.
Në botë ka masa mbrojtëse për fëmijët dhe adoleshentët për t’i mbajtur ata larg përmbajtjeve për të rritur, si alkooli, duhani dhe pornografia. Megjithatë, nuk ka masa thelbësore për t’i mbrojtur ata nga përmbajtja e dëmshme dhe e papërshtatshme për moshën delikate.
Kam mësuar se sa shumë të humbur dhe të pafuqishëm jemi ndaj varësisë ndaj këtyre platformave. Fëmijët dhe adoleshentët po përjetojnë një epidemi të shëndetit mendor. Normat e ankthit dhe depresionit janë në nivelet më të larta të të gjitha kohërave dhe ndërsa fëmijët izolohen duke u tërhequr në hapësirat online, ndjenjat e vetmisë vetëm sa po përkeqësohen.
Ne prindërit nuk mund ta përballojmë dot rrezikshmërinë e këtyre platformave për fëmijët tanë. Përkundrejt të gjitha sfidave të prindërimit që nuk janë aspak të lehta, është i papërballueshëm edhe menaxhimi i përmbajtjeve në rrjete sociale, në një kohë kur teknologjia po zhvillohet me hapa galoponte.
Si një nënë që ka humbur një fëmijë dhe po lufton për të mbrojtur fëmijët e tjerë, është e vështirë të dëgjosh disa prindër që thonë se fëmijët e tyre e dinë mirë se ç’bëjnë.
Fëmija im ishte i zgjuar, por ai ishte edhe një djalë me tru vetëm 15-vjeçar. Dhe një tru i ri nuk është zhvilluar ende mjaftueshëm për të mos qenë impulsiv, për të mos rënë nën presionin e bashkëmoshatarëve ose për të parashikuar rreziqet e mundshme, që të rriturit mund të parashikojnë.
Unë lutem që çdo prind të kuptojë se fëmija i tyre sado i zgjuar, sërish është fëmijë dhe mund të ndikohet, e aq më keq mund të jetë pre e përmbajtjeve të dëmshme në internet. Kujdesi nuk është kurrë i tepërt, sidomos tek fëmijët!