Një ushtrim për kofshët që nënat mund ta bëjnë në dhomën e ndenjes

Më në fund: një ushtrim për këmbët që nuk përfshin squats.  Ky ushtrim vjen nga trajnerja Jennifer Cassetta dhe mund t’a bëni duke qëndruar ulur, duke punuar tek kofshët dhe pjesa e barkut.

a1Hapi 1
Gjeni një vend të rehatshëm në dysheme dhe mbështetuni pas një muri (Revista dhe kafeja janë sigurisht opsionale)

a2Hapi 2
Mbështeteni mirë shpinën pas murit, mblidheni këmbën e djathtë, dhe zgjatni të majtën përballë.

a3Hapi 3
Tërhiqni kërthizën nga brenda që të përfshini në këtë ushtrim edhe muskujt e barkut dhe ngrini këmbën e majtë nga dyshemeja sa më lartë të mundeni pa e harkuar shpinën. Uleni këmbën (pa e lënë të prekë dyshemenë), dhë përsëriteni 15 herë. Përsëritni të njëjtin ushtrim dhe me këmbën tjetër, dhe më pas pushoni.

Share With:
Translate »
796 Views