Një video e rrallë e Meghan Markle: momenti kur kuptoi se ishte ndryshe nga fëmijët e tjerë
Tani që Meghan Markle është fejuar me princ Harry-n, jeta e saj, nga fëmijëria dhe deri më tani, po shikohet me lupë. Aktorja është një aktiviste për mbrojtjen e të drejtave të grave, dhe kjo gjë duket se e ka zanafillën që në moshën 11-vjeçare, atëherë kur Meghan e kuptoi se ishte e aftë të ndikonte për mirë tek njerëzit e tjerë. Një reklamë e një detergjenti enësh, kishte sloganin e saj “gratë luftojnë yndyrën dhe enët e papastra”, e cila për Meghan, atëherë 11 vjeç, ishte shumë diskriminuese. Për këtë arsye ajo vendosi t’i shkruante një letër Zonjës së Parë në atë kohë, Hillary Clinton, por gjithashtu edhe prodhuesve të reklamës, për t’ju treguar se kishin përzgjedhur sloganin e gabuar, pasi në këtë formë po përcillnin mesazhin e gabuar.
“Unë nuk mendoj që fëmijët duhet të rriten duke menduar se mami bën gjithçka. Është gjithmonë “mami bën këtë, mami bën atë”, dëgjohet teksa thotë në video Meghan, video e regjistruar në vitin 1993.