Një video që të rrënqeth mishin. Me fëmijën në bagazh parakalon kamionin në vendin ku ndërruan jetë 2 persona para pak ditësh
Parakalimet e gabuara jo rrallë janë bërë shkak për humbje jete. Pavarësisht shifrave, automobilistët duket sikur e kanë memorjen e shkurtër ose thjesht kanë aq besim te vetja sa të mendojnë “mua nuk më ndodh se jam i zoti”. Kjo video është postuar nga një gazetar në qytetin e Elbasanit.
Është pikërisht vendi ku humbën jetën dy persona disa ditë më parë, thekson gazetari. Ecin sikur kanë shalqi dhe jo jo njerëz në makinë.
Postimi i plotë: “Udhëtoni me kujdes se në fund të rrugës tek rrethrrotullimi njësoj do arrijmë. Se ka fajin Rruga, që makinat përfundojnë nëpër kanale.
Fajin e kanë njerëz të tillë që i fusin femijët në Bagazh, dhe ecin bëjnë parakalime të gabuara sikur me pat Shalqì lart dhe pastaj përfundojnë nëpër kanale,
Jemi pikërisht në vendin ku para pak ditësh ndërruan jetë 2 persona,për shkak të një parakalimi të gabuar”, shkuan gazetari Dashnor Vaja në postimin e tij.
Ai i bën tag edhe policisë rrugore që të veprojë pasi në fotot që ka postuar duket qartë edhe targa e mjetit.