Një vit me Khloen, të gjitha emocionet e mami Zaiminës në një video

Sot një vit më parë këngëtarja seksi, Zaimina Vasjari u bë nënë për herë të parë. Nga historia shumëvjeçare e dashurisë me partnerin e saj Klodi, ajo solli në jetë vogëlushen, të cilën e pagëzoi me emrin Khloe.

View this post on Instagram

Zaimina dhe Khloe ❤️❤️

A post shared by Kids' time (@kidstime.al) on

Emocionet që ka përjetuar përgjatë këtij vit të mbushur me dashuri, Zaimina i ka ndarë me publikun nëpërmjet një videoje me foto dhe dedikime. Në sfond dëgjohet kënga e “You Are The Reason” e kënduar nga Calum Scott.

“Uroj që fytyra jote e bukur të jetë e mbushur plot me gëzim dhe zemra e mbushur vetëm me dashuri të përjetshme. Mezi po pres të të surprizoj çdo 29 janar. Ditëlindja e parë e vogëlushes së ëndrrave të mia, Khloe”,- shkruan Zaimina krahas videos.

Në një intervistë të dhënë pak javë më parë për emisionin “Lart e Poshtë”, Zaimina zbuloi se në ditëlindjen e parë të Khloes dëshiron të festojë vetëm me njerëzit e saj të afërt.

Share With:
Translate »
851 Views