Një vit nga humbja e së ëmës, Fjoralba ka një kërkesë për ndjekësit e saj!

Dita e sotme ka qenë e zymtë për Fjoralba Ponarin, pasi bëhet një vit nga vdekja e të ëmës së saj. Moderatorja e njohur në këtë ditë të vështire ju ka kërkuar ndjekësve të saj ta respektojnë dhimbjen që ka.

Me anë të një shkrimin në Instagram ajo ia drejton këtë kërkesë të saj, duke iu kërkuar që të jenë më njerëzor.

“Nga një nënë e babe keni dale të gjithë. Nëse nuk keni dashuri për ata që keni në shtëpi, po u bëj me dije që unë të mite i dua e do i dua sa të kem frymë, ndaj të paktën sot, kërkoj të jeni njerëzore e të respektoni dhimbjen time”, shkruan Fjoralba.

Kujtojmë që nëna e moderatores u nda nga jeta në moshën 54-vjeçare.

Më herët e ftuar në emisionin “Goca dhe gra”, moderatorja zgjodhi të fliste për herë të parë, duke thënë se jeta vazhdon dhe në tilla situata duhet gjetur forca për t’u ringritur.

“Jam përpjekur që ta mbaj për vete. Është një dhimbje që është e imja dhe jam përpjekur që ta mbaj për vete. Por që jeta vazhdon dhe duhet gjetur forca për t’u ringritur dhe për të frymëzuar të tjerët”, tha Fjoralba teksa u përlot.

Share With:
Translate »
155 Views