Një zonjushë e vogël! Sa shumë qenka rritur Helena e Diellza Kolgecit!

Në muajin prill të vitit 2018, ish-Missi Diellza Kolgeci u bë nënë për herë të parë.

Ajo dhe partneri, Fisnik Rugova, u bënë prindër të një vogëlusheje të cilën e pagëzuan me emrin Helena.

Të rralla janë rastet kur Helenën e kemi parë në rrjete sociale, megjithatë në çdo foto që ka qarkulluar, e vogla duket se nuk i ka lënë gjë të ëmës!

Megjithëse s’kishte qenë aktive prej kohësh, sot Diellza ka treguar sa shumë është rritur vajza e saj.

Në llogarinë e saj në Snapchat, ish-missi ka ndarë foto të së bijës, e cila ka ndryshuar shumë nga hera e fundit kur e kemi parë.

“Helena me mamin 17 vjeçare”- shkruan Diellza krahas fotos ku e vogla ka pozuar pranë fotografisë së të ëmës kur u shpall miss.

Më herët, Diellza ka rrëfyer se i ka përballuar me shumë qetësi dhimbjet e lindjes.

“Kam lindur në mënyrë natyrale dhe kam qëndruar disa orë në spital. Në korridor kisha mamin, Fisnikun dhe disa njerëz, por nuk doja ta mërzisja mamin. Në një moment u hap pak dera dhe pashë mamin. “Të lutem mbylle derën”- i thashë infermieres. Nuk kam nxjerrë asnjë zë. Mjeku u habit. Ç’je ti kështu më tha. Edhe në këtë moment dhimbjesh mendon për mamin.”- ka treguar ajo.

Share With:
Translate »
438 Views