Një zonjushë që s’i ka lënë gjë mamit! Sa qenka rritur vajza e parë e Fjolla Morinës!

Megjithëse shpesh shohim vetëm vajzën e saj të vogël në rrjete sociale, këngëtarja Fjolla Morina është gjithashtu nënë e një vajze nga një marrëdhënie e mëparshme.

Ajo quhet Lediana dhe jeton me të atin e saj, ndërsa shpesh takon edhe të ëmën dhe kalon kohë me të.

Të rralla janë rastet kur Fjolla ndan foto të së bijës në rrjete sociale, ndërsa me foton e fundit na befasoi të gjithëve! Duket se vitet kanë kaluar shpejt dhe Lediana është bërë tashmë një zonjushë e bukur që s’i ka lënë gjë të ëmës.

“Jeta ime, mbretëresha ime”- shkruan Fjolla krahas postimit ku ndan me krenari foton e së bijës.

Lediana qëndroi me të ëmën gjatë dënimit të saj në Kukës me arrest shtëpie.

 

Share With:
Translate »
1476 Views