Njëra pas tjetrës, motra tjetër e Kardashians shpërndan videon prekëse me këngën e Ylli Limanit
Ditën e djeshme, ylli i “Keeping Up With The Kardashians”, Kortney Kardashian, ka postuar në “Instastory” një video prekëse të një çifti në Ukrainë.
![]()
Detaji që bëri më shumë përshtypje është se videoja në sfond ka këngën e Ylli Limanit me titullin “Vonë”.
Kjo gjë nuk i shpëtoi as Yllit dhe fansave të këngëtarit. Ai ripostoi në Instagramin e tij, ‘story’-n që vet Kortney Kardashian shpërndau në faqen e saj, duke e etiketuar.
“Kjo video zemër thyese është bërë virale me këngën time ‘Vonë’”, ka shkruar Ylli në mbishkrimin e një postimi tjetër.
![]()