Njerëzit u fiksuan pas videos së Beyonce-s dhe nënës së saj edhe pse ajo e fshiu
Nëse po mendonit çfarë mund ta acarojë Beyonce-n, përgjigja është: vetë mamaja e saj, Tina Knowles.
Orë më parë, mamaja e yllit të pop-it, postoi në llogarinë e saj një video ku shfaqeshin flokët e dendur të Beyonce-s.
Ndërkohë që Tina po përpiqej t’i stilonte duke thënë “krejt natyrale”, dëgjohej Beyonce teksa ankohej.
“Mami kjo është acaruse. Dua të them është shumë acaruese!”
Pavarësisht se Bey-it ndoshta nuk po i pëlqen ç’po bënte e ëma me flokët e saj, fansat u preken kaq shumë nga kjo video.
“Më pëlqen kaq shumë që Beyonce jeton në një shtëpi 90 milion dollarëshe dhe e ëma i rregullon sërish flokët asaj në kuzhinë.”- shkruan dikush dhe komente të tilla ishin pafund.
Në rast se ju kishte shpëtuar si informacion,Tina dhe Beyonce janë shumë të lidhura me njëra tjetrën.
“Nëna ime gjithmonë ka investuar të na bëjë të ndihemi të bukura, qoftë edhe duke na ulur tek karrigia e saj e flokëve apo tek një fustan i përgatitur për mbrëmjen e maturës.”- është shprehur Beyonce për New York Times, në 2017-ën.