“Njeri i keq”/ Ish-shoqja e ngushtë i nxjerr sekretet: Çfarë bënte Ivanka Trump në adoleshencë
Një grua, e cila pretendon se ka qenë shoqja më e mirë e Ivanka Trump, ka zbuluar detaje nga jeta e vajzës së presidentit ende në detyrë të SHBA-së, Donald Trump.
Në një artikull të ashpër për “Vanity Fair”, Lysandra Ohrstrom e përshkruan sjelljen e nënës së 3 fëmijëve si harbute, madje shton se Ivanka ua hidhte fajin të tjerëve në mënyrë që të dilte vetë nga telashet.

Gazetarja 38-vjeçarja shprehet se ndoqi shkollën private bashkë me Ivankën, gjithashtu ishte e ftuar edhe në dasmën e saj në 2009 me Jared Kushner.

Ajo shprehet se ka qenë dëshmitare se si Ivanka mbronte me shpirt të atin për vite më radhë. Por, gruaja shton se ka ardhur koha ta dinë të gjithë si ishte në të vërtetë ish-shoqja e saj e ngushtë.
“Ivanka ishte simpatike dhe dallohej nga të gjithë adoleshentët e tjerë”, tha ajo, duke shtuar se Ivanka ishte një njeri i keq dhe i egër dhe se nuk donte t’ia dinte për njerëzit e varfër.

“Pse do të më sugjerosh një libër për njerëzit e ndyrë të varfër”, pretendon Lysandra Ohrstrom se i ka thënë Ivanka Trump.


