“Njerka më trajton keq”, Rudina Dembacaj dhe vajza e Mark Frrokut i bënë të gjithë kuriozë në rrjete sociale

Aktorja Rudina Dembacaj është një personazh shumë i komentuar. Ajo është e martuar me Mark Frrokun si dhe ka një vajzë nga martesa me ish-burrin e saj, Aleksandër Varfaj.

Ajo është aktive në rrjete sociale, ku poston foto shpesh si dhe i përgjigjet pyetjeve të ndjekësve të saj.

Mirëpo së fundmi, dikush e ka pyetur Rudinën se përse nuk ka postuar foto me vajzën e vogël të Markut.

Por si gjithmonë nuk ka munguar përgjigjja ironike e Rudinës, po kësaj here në bashkëpunim edhe me vajzën e vogël të Frrokut, Ertën.

“Sepse njerka më trajton keq”, ka replikuar e bija e Markut në storyn e postuar nga Rudina.

E gjitha është marrë si një shaka nga dyshja, ku duket hapur që marrëdhënia e tyre po shkon më së miri dhe se fjala “njerkë” përmendet vetëm në kuadër të shakasë.

Më herët, në një intervistë, ajo ka folur për marrëdhënien e saj me Markun.

“Patjetër që ka turbulenca, turbulenca shumë të lehta do thoja. Dhe jam shumë e lumtur për këtë dhe shumë krenare, sepse diskutimet tona shkojnë maksimumi në debate. Në fillimet tona… të lexoj çfarë i kam thënë sot Markut. Unë gjatë gjithë kohës bëj shumë shaka me Markun sepse dua ta kujtoj gjatë ditës, por nuk e bezdis ndonjëherë, as ai mua, me këtë ‘alo ça po bën’. Më duken shumë klishe. Dhe për t’i thënë në një farë mënyre tjetër që e dua i thashë: ‘Zemër ka raste që mendoj se nuk do të të lë asnjëherë dhe frikësohem. Se sikur po më ndryshon karakteri.’”– ka thënë ajo.

Share With:
Translate »
151 Views