Njësoj si Tuna, reperi i famshëm bëhet baba dhe e quan të birin Zen
Reperi, komiku dhe prezantuesi amerikan, Nick Cannon është bërë baba për herë të shtatë. Partnerja e tij, modelja Alyssa Scott ka sjellë në jetë një djalë, të cilit i kanë vendosur emrin Zen.

Ndërkohë, Nick u bë baba për herë të gjashtë në muajin Maj, kur një tjetër partnere e tij, Abby De La Rose solli në jetë dy binjakë, Zion Mixolydian Cannon dhe Zilion Heir Cannon.

Nick është aktualisht baba i shtatë fëmijëve, dy fëmijë me modelen Brittany Bell, dy binjakë me këngëtaren Mariah Carey, një fëmijë me Alyssa Scott dhe dy binjakë me Abby De La Rose.

Pas ndarjes nga Mariah, bashkëshortja e tij e parë, Nick është shprehur se nuk do t’i përkasë më kurrë vetëm një gruaje, si dhe nuk do të martohet më.
Ai praktikon poliamorinë, kryerja e marrëdhënieve intime me disa partnere, ndërkohë që të gjitha janë në dijeni.

