Njihuni me adoleshenten që vuan nga tumori i rrallë dhe kërkon të studiojë infermieri

Një adoleshente, jeta e së cilës mendohej se do përfundonte pa arritur ditëlindjen e parë ka befasuar të gjithë mjekët.

Jacqueline Rodriguez vuan nga një tumor i rrallë i fytyrës që nuk e lejon të flasë apo të ushqehet. Edhe pse me këtë sëmundje të rëndë, ajo ia ka dalë që të studiojë dhe vitin tjetër do diplomohet.

16-vjeçarja vuan nga keqformime limfatike, gjendje që formon tumor në faqen dhe gjuhën e saj. Adoleshentja ka gjetur mënyrën e komunikimit me anë të një iPad ku shkruan gjithcka mendon. Që kur ishte shtatzënë, mjekët i dhanë mundësi nënës së saj që të hiqte fëmijën pasi nuk do ishte e shëndetshme, por ajo zgjodhi të kundërtën.

“Prindërit e mi më ndihmuan që të jetoj si njeri normal. E ardhmja është e ndritur,” – tha ajo për Dailymail.

Pavarësisht vështirësive në komunikim, prindërit e saj janë të bindur që Jacqueline do ketë sukses pasi ka ëndërr që të studiojë infermieri.

 

Share With:
Translate »
704 Views