Njihuni me baballarët më simpatikë të VIP-ave shqiptarë
Në përgjithësi VIP-at shqiptarë, ekspozojnë më shumë në rrjetet sociale mamatë, ndërsa baballarët mbeten disi në hije. Mirëpo, sot ne ju kemi kushtuar një artikull të veçantë baballarëve më simpatik të VIP-ave shqiptarë. Ndoshta ju i keni parë në Instagram, ku personazhet e njohur i kanë publikuar fotot e tyre, por në këtë artikull do të keni mundësinë t’i shikoni të gjithë së bashku. I pari për të cilin do të shkruajmë është babai i Dua Lipës. Dukagjin Lipa duket të jetë mbështetja më e madhe e yllit nga Kosova. Dukagjini nuk është thjesht një baba i përkushtuar, por është njëkohësisht edhe një mashkull shumë simpatik. Mbi 40 vjeç, por më në formë se kurrë, Dukagjin Lipa konkurron pa frikë djemtë 20-vjeçarë.

Nga Dukagjini le të zhvendosemi paksa tek babai i Lorik Canës. Buzëqeshja dhe sytë e ish-futbollistit vazhdojnë të mbeten të njëjtat edhe pse vitet kalojnë.

Një tjetër baba simpatik, është ai i Ledri Vulës. Ledri duket të jetë kopja e tij…

Edhe Elita Rudi duket të ketë një baba mjaft në formë dhe që frekuenton palestrën.

Enca na ka treguar se kujt i ka ngjarë, pasi ia paska marrë babait të saj buzët e trasha.

Kur ishte më i vogël, Butrinti Imeri na ka njohur me babanë dhe nënën, por ylli nga Kosova duket një kopje e babait.
