Njihuni me dy motrat e mëdha të Bella dhe Gigi Hadid
Gigi dhe Bella Hadid mund të jenë dy nga modelet më të famshme në botë, por ato kanë edhe dy motra fashioniste që bëjnë një jetë larg kamerave. Që nga momenti i parë që shkelën në pasarela, Bella dhe Gigi janë bërë pjesë e fushatave të markave më të njohura në botë.
Dy supermodelet kanë edhe një vëlla i cili quhet Anwar dhe ai gjithashtu është model. Mamaja e tyre Yolanda ka qenë gjithashtu modele. Pra e gjithë familja pothuajse kanë të bëjnë me fushën e modelingut. Ju besoj mendonit se kjo është familja e Bella-s dhe Gigi-t sigurisht së bashku edhe me babain Mohamed.
Por ne dhe ju mendonim gabim. Motrat e famshme nuk kanë vetëm njëra-tjetrën. Ato kanë edhe dy motra të tjera, nga martesa e parë e babait të tyre.

(Marielle dhe Alana)
Njëra prej tyre është Alana e cila është stiliste, dhe pozon po aq bukur në foto sa motrat e saj, Bella dhe Gigi. Ndërsa motra tjetër Marielle, ka preferuar gjithmonë që të jetë ajo vajza që ndihmon babain të zhvillojë bizneset e familjes.
